Chelsea ka kaluar në fazën e eliminimit direkt në Ligën e Kampionëve, pas fitores 2-1 në udhëtim te Rennes.
The Blues e filluan mjaftë mirë takimin dhe nga minuta e parë e kishin nën pronësi topin.
Ishte minuta e 22-të, kur Mason Mount dhuroi një asistim perfekt për Callum Hudson-Odoin që e mposhti me lehtësi portierin kundërshtar.
Por, Rennes më pas filloi të këndellej, dhe krijoi disa shanse të rrezikshme.
Po mos të ishte intervenimi i mrekullueshëm i Eduard Mendyt dhe Thiago SIlvas, Chelsea do të pranonte gola, shkaku i gabimeve nga Ben Chilwell.
Në pjesën e dytë, skuadra londineze tentoi të shënonte edhe golin e dytë, të cilin e arriti me shumë vështirësi.
Shanset ideale për gol për Chelsean i kishin Timor Werner që shënoi gol në minutën e 47-të, mirëpo u anulua për pozitë jashtë loje.
Rennes më pas rrezikoi me anë të Guirassy që arriti të mposhte ish-bashkelojtarin e tij Mendyn, në minutën e 85-të, duke i marrë keshtu bluve një pikë të artë
Mysafirët u këndellen nga ky gol dhe kërkuan më shumë duke arritur të rikthenin epërsinë me anë të Olivier Giroud që shënoi në minutën e 90+1.
Chelsea është lider i Grupit E me dhjetë pikë, Sevilla me tetë, Krasnodar me dy dhe Rennes me një sosh.