Lajm bombastik nga Italia, Juventus dhe Inter kanë gati shkëmbimin spektakolarë.
Siç raporton Sport Mediaset, Juventus dhe Inter janë duke konsideruar mundësinë e shkëmbimit mes Paulo Dybalas dhe Christian Eriksen.
Të dy lojtarët nuk bëjnë pjesë në planet e trajnerëve dhe pritet të largohen nga skuadrat e tyre.
Problemi i vetëm qëndron te arritja e marrëveshjes, pasiqë vlera e Eriksen është 30 milionë euro, ndërsa ajo e Dybalas 80 milionë euro.
Inter do të duhet të paguaj 50 milionë euro për Dybalan, një gjë mjaftë e vështirë për tu bërë për shkak të krizës financiare të shkaktuar nga virusi.
Bisedimet pritet të fillojnë së shpejti dhe Neroaxurët do të tentojnë ta ulin çmimin e Dybalas për të arritur deri te marrëveshja.