Olivier Giroud dëshiron largimin nga Chelsea në janar edhe pse ishte titullar ndaj Sevillas dhe shënoi het-trik.
Francezi pritet ta vazhdojë karrierën në Itali, mirëpo jo te Interi. Todofichajes.com, raporton se Giroud në janar do të transferohet te Lazio.
34-vjeçari do të firmos kontratë dy vjeçare, ndërsa do të përfitojë 3.5 milionë euro në sezon.
Lazio do të paguaj një shumë simbolike prej 2.5 milionë eurove për kartonin e Giroud.