Pellegrini lë Romën për gjigantin e Seria A!

Pas ndeshjes kundër Sassuolos, Lorenzo Pellegrini në mediat sociale kritikoi ashpër ata që po e ofendonin atë, tani që skenaret e mundshme kanë filluar të përfliten për largimin e tij.

Mesfushori luajti një pjesë të dytë shumë të mirë mirëpo u desh të lërë fushën më herët për shkak të ndërhyrjes së ashpër të Obiang dhe sot do të ekzaminohet për të shikuar dëmtimin e tij.

Për këtë arsye Pellegrini ka shumë mundësi që të largohet nga Giallorosët dhe skuadrat e interesuara për të nuk janë të pakta.

Inter dhe Juventus kanë shfaqur interesim të madh për mesfushorin dha janë të gatshme ta paguajnë klauzolën prej 30 milionë eurosh dhe Zonja e Vjetër duket favorite për të siguruar shërbimet e tij.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here