Për Piolin përforcimet vijnë nga Premier League!

Milan ka nevojë për një mbrojtës në mbrojtjes dhe tashmë kanë sytë nga Premier League: një mbrojtës që kushton plot 45 milionë euro është në listë.

Rossonerët i kanë vënë syrin mbrojtësit të Tottenham Hotspur, Davinson Sanchez i cili gjithashtu pëlqehet shumë nga vet trajneri.

The Sun raporton se Milani tashmë ka rindezur garën për 24 vjeçarin kolumbian, futbollist për të cilin Spurs kanë paguar hiç më pak se 45 milionë euro.

Kjo figurë do të jetë e vështirë për tu diskutuar nga drejtuesit e londinezëve pasiqë nuk duan të humbasin shërbimet e tij mirëpo priten të shihen zhvillimet e javëve të ardhshme.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here