Inter i eleminuar nga Champions League dhe tashmë financat e Inter kanë filluar të qajnë!
Steven Zhang duket shumë i zhgënjyer dhe një merkato shumë e dobët pritet që të zhvillohet këtë janar.
Ky pritet të jetë dënimi që do të marrë Antonio Conte i cili dështoi mbrëmë që të triumfonte kundër skuadrës ukrainase të Shakhtar Donetsk.
Tashmë vetëm shitja eventuale e Christian Eriksen, Radja Nainggolan dhe Matias Vecino do të bënte që tek Inter të kishte ndonjë shpresë për përforcime të reja në janar ku dëshira më e madhe për Conte ishte transferimi i një sulmuesi të ri për tju bashkuar Lukakut.