Skuadra e Interit është përballur me kritika të mëdha qysh prej eleminimit nga kompeticionet europiane duke vënë në pikëpyetje edhe vet postin e Contes dhe të Marottas.
Mirëpo drejtori sportiv tashmë ka gati goditjen që do ti mbyllë gojën kritikave pasi bëhet fjalë për transferimin e Lorenzo Pellegrinit nga skuadra e Romës i cili është një prej talentëve më të mëdhenj në Itali.
Vidal nuk po bindë shumë me paraqitjet e tij dhe nga ana tjetër Eriksen tashmë është me një këmbë jashtë Interit dhe duket se ardhja e tij do të rikthejë qetësinë në mesfushën e Neroazzurëve.
Pellegrini pritet që ti kushtojë zikaltërve plot 30 milionë euro.