Humbja ndaj Fiorentinës, Agnelli ka gati emrin e ri!

Andrea Pirlo për momentin nuk është duke e rrezikuar vendin e tij të punës mirëpo në qoftë se vazhdon me këtë formë atëherë më së shumti mund të vazhdojë deri në fund të këtij sezoni.

Kjo për shkak se Andrea Agnellit ka filluar ti soset durimi dhe emri i ri për stolin e Zonjës së Vjetër është gati dhe bëhet fjalë për një ish të Juves.

Zinedine Zidane mbetet ëndrra e presidentit juventin pasi edhe ky i fundit nuk po kalon një situatë të mirë tek Real Madrid dhe ndonjë dështim i hershëm në Champions mund të nënkuptojë shkarkimin edhe për të.

Zidane do të ishte i mirëpritur edhe nga Cristiano Ronaldo me të cilin fituan 3 herë rradhazi trofeun e Champions League.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here