Skuadra e Antonio Contes ka një dhuratë të bukur për fundvit për të gjithë fansat e saj pasi po bëhet gati transferimi i sulmuesit të Liverpool, Divock Origi.
Siç raporton e përditshmja italiane Corriere dello Sport, Inter e ka konfirmuar si objektiv tashmë sulmuesin e The Reds i cili gjithashtu është në kërkim të një skuadre të re pasi tek Liverpool ka humbur vendin e titullarit.
Neroazzurët nga ana tjetër po e shohin 25 vjeçarin si zëvënëdësuesin ideal të Romelo Lukakut pasi që përafërsisht kanë karakteristikat e njejta.
Origi dhe Lukaku njihen shumë mirë mes vete pasi kanë luajtur së bashku tek kombëtarja e Belgjikës dhe ky fakt bën që Marotta të nxitojë për të siguruar sa më shpejtë blerjen e tij.