Shumë gjëra të mëdha priten që të ndodhin muajve të ardhshëm tek skuadra e Juventusit ku pritet edhe largimi i Andrea Agnellit i cili është i gatshëm për ta lënë Zonjën e Vjetër për Ferrarin.
E përditshma italiane ‘La Verita’ e bëri publik këtë lajm ku deklaroi se Agnelli do të largohet nga kryesia shkaku i paraqitjeve të dobëta të skuadrës por mbi të gjitha shkaku i humbjeve financiare ku borxhi muajve të ardhshëm pritet që të shkojë në 600 milionë euro.
Synimi tjetër i Agnellit mbetet që të fillojë punën e tij me Ferrarin ndërsa për Juven mund të ndodhë njëjtë siç ndodhi me Milanin dhe aksionet ti shkojnë ndonjë korporate të huaj.