Zyrtare: Inter me pronar të ri!

Detajet e reja kanë dalë në pah pasi tashmë skuadra e Inter nuk do të jetë vetëm në pronësinë e Suning.

Është pikërisht Alibabas që do të jetë partner me kinezët dhe tashmë pritet një lindje e re e skuadrës Neroazzure që do të qëndrojë më mirë kah ana financiare.

Kjo marrëveshje është arritur në një mbledhje të mbajtur me datën 4 dhjetor ku presidenti Zhang vendosi që të ndajë aksionet me grupin e Alibabas.

Kjo marrëveshje sipas grupit Suning është thjesht një marrëveshje biznesore e cila nuk do të ketë aspak ndikim në biznes dhe në çështjet e marketingut.

Kjo marrëveshje pritet që të ndikojë pozitivisht edhe në vlerën e skuadrës nga Milano pasi korporata e Alibabas njihet si një ndër emrat më të fuqishëm të biznesit në mbarë botën.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here