Inter ka gati goditjen në merkato, pas humbjes me Sampdorian

Interi dje u mposht nga Sampdoria në transfertë me rezultat 2-1 në gjiron e 16-të të Serie A.

Neroaxurët zhgënjyen me paraqitjen e tyre dhe nuk e shfrytëzuan mundësinë për ta marrë kreun e tabelës nga Milani.

Neroaxurët janë të vetëdijshëm se diçka nuk po funksionon në skuadër dhe Marotta ka përgatitur goditjen e parë për merkaton e janarit.

Tuttomercato, raporton se Inter është duke punuar për transferimin e Mikkel Damsgaard nga Sampdoria.

Danezi shkëlqeu mbrëmë ndaj Neroaxurëve duke asistuar te goli i dytë i Sampdorias.

Damsgaard iu bashkua Sampdorias verën e shkuar, por ka impresionuar menjëherë me paraqitjet e tij në Serie A.

20-vjeçari ka luajtur 17 ndeshje këtë sezon, ka realizuar dy gola dhe ka bërë tre asistime.

Kontrata e tij me Sampdorian skadon në vitin 2024 dhe Inter do të duhet të paguaj më së paku 15 milionë euro për kartonin e tij

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here