Juventus vuan ndaj Genoas, Biankonerët kualifikohen tutje në Kupën e Italisë

    Vuajtje deri në minutën e 120-të por më në fund kualifikim! Juventusi ia del të eliminojë Genoa në atë që duhet të ishte një ndeshje e lehtë dhe shëtitje duke qenë se u zhbllokua pas 2 minutash me Kulusevski.

    Goli i dytë nga Morata e bëri edhe më në dishezë Kupën e Italisë për Juventusin me shumë mungesa dhe të rinj në fushë (kryesisht nga Juventusi U-23)

    Por, pas golit të Cyborra me kokë, në pjesën e dytë do të ishte Melegoni ai që me një goditje të bukur dhe të harkuar nga jashtë zone do të gjente 2-2.

    Shumë raste të shpërdoruara nga bardhezinjtë dhe Pirlo që hedh në fushë edhe Ronaldon.

    Megjithatë, në shtesë e zgjidh Rafia, tuniziani i bardhezinjve i marrë nga Lyon dhe në debutimin e tij me Juventusin (luan me U-23).

    Një gol brenda zone dhe me pak fat te devijimi i mbrojtësit të Genoas. Kuqeblutë nuk heqin dorë dhe Arthur shpëton në vijën e portës golin e 3-3, ashtu si Kulusevski shpërdoron rastin për golin e katërt.

    Pas 121 minutash, arbitri vërshëllen fundin. Juventusi kualifikohet, por sa vuajtje..

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here