Barcelona është kualifikuar në finalen e Superkupës së Spanjës pasi ka eliminuar me penallti Real Sociedad.
Katalansit kanë vuajtur mungesën e Leo Messi-t, i cili nuk ka qenë në dispozicion për shkak dëmtimi.
Takimi i luajtur në Cordoba është zhbllokuar në minutën e 39-të nga De Jong, ndërsa Sociedad ka barazuar në minutën e 51-të me një penallti të Oyarzabal.
Pasi edhe koha shtesë është mbyllur në barazim, dy skuadrat i janë drejtuar pikës së bardhë të penalltive.
Marc-Andre Ter Stegen ka bërë dy pritje, ndërsa Puig ka realizuar penalltinë që i ka dhuruar Barcelona-s finalen.