Milan është akoma duke menduar për një sulmues për të zëvëndësuar Zlatan Ibrahimovic në qoftë se ky i fundit mungon apo vuan nga ndonjë dëmtim.
Kjo blerje gjithashtu do të përforconte shumë rradhët e skuadrës së Stefano Piolit.
Siç raporton Sky Sports, në skenë përsëri ka hyrë emri i ish sulmuesit të skuadrës së Juventusit, Mario Mandzukic.
Ky emër nuk është i ri për Milanin pasi kroati përflitej edhe më herët për një transferim në San Siro por deri më tani klubi ka qëndruar me opsionet e Leaos dhe Rebic kur Ibrahimovic nuk ishte i disponueshëm.
Por kjo gjë duket se tashmë do të ndryshojë pasi drejtuesit e Milanit nuk kanë ndërmend që të bëjnë kursime të tilla kur janë në garë për titullin e Serie A dhe kroati pritet të transferohet në Milano.