Cagliari është nikoqir i Milanit për takimin që luhet në kuadër të xhiros së 18-të në Serie A.
Të dy skuadrat tashmë kanë publikuar formacionet zyrtare për ndeshjen që fillon në ora 20:45 në stadiumin Sardegna Arena.
Pioli nuk mund të llogarisë në Hakan Calhanoglun, Theo Hernandez, Rade Krunic e Ante Rebic që janë të infektuar me covid, derisa Ismaila Bennacer, Mattia Gabbia janë të lënduar, me Rafael Leaon që ka plotësuar numrin e kartonëve të verdhë.
Formacioni startues i Cagliarit: Cragno; Zappa, Godín, Ceppitelli, Lykogiannis; Pereiro, Marin, Duncan; Nainggolan, João Pedro; Simeone.
Formacioni startues i Milanit: G. Donnarumma; Calabria, Kjær, Romagnoli, Dalot; Tonali, Kessié; Castillejo, Brahim Díaz, Hauge; Ibrahimović.