Maurizio Sarri gati ta marrë drejtimin e gjigantit italian.
Maurizio Sarri u shkarkua nga Juventusi në muajin Gusht pas eleminimit nga Lyoni, mirëpo duket se nuk do të qëndrojë për shumë gjatë si i pa punë.
Sipas raportimeve të fundit, Roma mund ta emërojë Sarrin për trajner, pasiqë Giallorosët nuk janë të kënaqur me rezultatet e Fonescas.
Roma u turpërua nga Lazio me rezultatin 3-0 në derbin e madh dhe drejtuesit janë duke e konsideruar shkarkimin e tij.
Lajmin e ka bërë të ditur Calcio Mercato, që shkruan se Sarri është i gatshëm ta marrë drejtimin e skuadrës.