Ronaldo shkruan historinë, Juventus fiton Superkupën e Italisë

    Cristiano Ronaldo ka shkruar sonte historinë e futbollit botëror pasi u bë golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave pasi shënoi për Juventusin në përplasjen e tyre kundër Napolit në finalen e Superkupës së Italisë (760 gola)

    35-vjeçari pritej të arrinte këtë pikë rekord personal dhe histirik kundër Interit të dielën por nuk ia doli në humbjen 2-0.

    Megjithatë, sulmuesi legjendar i Juves priti rastin e madh në Superkupën e Italisë dhe u argëtua siç duhej kundër djemve të Gennaro Gattuso ndërsa gjeti rrjetën në minutën e 64.

    Ronaldo tani ka tejkaluar rekordin e sulmuesit çeko-austriak Josef Bican me 759 gola!

    Juventusi fitoi Superkupën e Italisë dhe Pirlo mori trofeun e tij të parë në karrierë si trajner pikërisht falë portugezit, edhe pse në fund Morata vulosi gjithçka me golin e 2-0.

    Për bardhezinjtë një sukses që largon pak kritikat pas humbjes së turpshme ndaj Interit 2-0 dhe duke goditur vetëm një herë portën kundërshtare.

    Por, Napoli duhet të hidhërohet sidomos sepse kapiteni Lorenzo Insigne humbi penalltinë që mund të vendoste barazpeshën 1-1 dhe të çonte gjithçka te diskutimi i llotarisë së 11-të metërshave. Madje, edhe Lozano pati shans në fund, por spanjolli Morata zbatoi ligjin e futbollit.

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here