Daniele Rugani dhe Rennes, një dashuri që nuk lindi kurrë.
I transferuar në Francë vetëm pak muaj më parë, qendërmbrojtësi italian, akoma në pronësi të Juventus-it, mund të kthehet në Serinë A.
Sipas La Gazzetta dello Sport, në fakt, Parma duket se po mendon për 26-vjeçarin.
Drejtori sprotiv Carli po shqyrton disa hipoteza, por Rugani duket si rruga më e mundshme.
Emrat e tjerë në shënjestrën e verdhebluve janë ata të Fazio-s dhe Juan Jesus të Roma-s dhe Musacchio-s të Milan-it.