Milan është klubi më aktiv në merkaton e janarit, Rosonerët kanë siguruar shërbimet e Meite dhe Mandzukic, mirëpo kjo nuk është e gjitha.
Paolo Maldini dhe Ricky Massara, janë duke punuar për të siguruar transferimin e Firpos nga Barcelona dhe Tomorit nga Chelsea, por nuk mbaron me kaq.
Sipas raportimeve të fundit, Rosonerët janë pranë transferimit të ylllit të Anderlecht, Sambi Lokogna.
Maldini ka udhëtuar në Bruksel ditën e djeshme për të finalizuar marrëveshjen, ndërsa Milan do të paguaj 20 milionë euro për kartonin e Lokogna.
Sokogna ka luajtur 16 ndeshje këtë sezon dhe ka shënuar dy gola.