Pioli merr lajmin e mirë, rikuperohen tre yjet e Milanit

Milani rikuperon tre lojtarë me një lëvizje. Rade Krunic, Ante Rebic dhe Theo Hernandez, në fakt, janë shëruar nga koronavirusi.

Kjo u njoftua nga klubi kuqezi me një shënim zyrtar në faqen e internetit:

“AC Milan njofton se Ante Rebić dhe Rade Krunić u testuan negativisht në tamponin molekular. Këtë mëngjes iu nënshtruan testeve të kërkuara nga protokolli për rinisjen e aktivitetit konkurrues në klinikë. Kontrollet e mëtejshme treguan se Theo Hernández ishte fals pozitiv. Pasi dokumentacioni t’iu kalojë autoriteteve shëndetësore kompetente, lojtari mund të vazhdojë rregullisht stërvitjen”.

Një lajm i shkëlqyeshëm për trajnerin Pioli, me kthimin e sulmuesit kroat dhe mbrojtësit të majtë, në veçanti, të cilët janë bërë shtylla autentike të ngjitjes në majë të “Djallit”. Sa i përket Krunic, trajneri gjen një alternativë të mëtejshme në rotacionet në mesfushë. Slloveni, Rebic dhe Theo do të jenë të gatshëm për ndeshjen e ardhshme të Milanit, të shtunën, në orën 18:00, kundër Atalantës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here