Arnautovic rikthehet në Serie A!

Ish sulmuesi i Interit, Marko Arnautovic është duke menduar seriozisht që të rikthehet përsëri në Serie A por kësaj rradhe jo tek zikaltërit por tek Bologna.

Klubi i udhëhequr nga Sinisha Mihajloviç po kërkon që të joshë sulmuesin austriak me prejardhje serbe që të transferohet tek skuadra Emiliane, raport ky i dhënë nga ‘Corriere dello Sport’.

Sulmuesi 31 vjeçar ka vendosur përfundimisht që të largohet nga skuadra kineze e Shanghai SIPG, ku aktualisht paguhet hiç më pak se 3,5 milionë euro në sezon.

Për Bolognën ky transferim do të ishte ideali për shkak se kanë hasur në probleme të shumta dhe kërkojnë që ti japin një ‘marsh’ më shumë këtij reparti.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here