Torino është e interesuar për të siguruar shërbimet e Gedson Fernandez nga Benfica, raporton kështu DiMarzio.
Transferimi i 22 vjeçarit tek Tottenham duket se nuk ishte aspak i suksesshëm dhe tashmë raportohet që bossi i Torinos, Davide Nicola po kërkon që të marrë huazimin që deri më tani e zotëruan Spursat.
Lukas Lerager i Genoas është një tjetër opsion që është përmendur nga drejtuesit e kësaj skuadre.