Janë publikuar formacionet zyrtare të Milan-Atalanta, ndeshje që do të luhet në orën 18 në San Siro dhe që do të jetë e vlefshme për javën e 19-të të Serisë A.
Kthehet Theo Hernandez nga minuta e parë për kuqezinjtë, ndërsa Muriel do ta nisë nga stoli për zikaltrit.
Do të luajë nga minuta e parë ylli kuqezi Gjimshiti.
Formacionet zyrtare
Milan (4-2-3-1): G.Donnarumma; Calabria, Kjaer, Kalulu, Theo Hernandez; Tonali, Kessie; Castillejo, Meite; Leao; Ibrahimovic.
Atalanta(3-4-2-1): Gollini; Toloi; Romero; Djimsiti; Hateboer; De Roon; Freuler; Gosens; Pessina, Ilicic; Zapata.