Atalanta ka marrë një fitore shumë të rëndësishme në San Siro kundër Milan-it.
Kryesuesit e Serisë A janë mposhtur 3-0 në shtëpi, por kanë arritur të mbajnë vendin e parë në renditje dhe shpallem kampionë të dimrit falë barazimit të Inter-it në fushën e Udinese-s.
Ndeshja është zhbllokuar në minutën e 26-të nga një gol i bukur i Romero-s, i cili ka kapur në befasi Kalulu-n me një lëvizje të bukur dhe ka ndëshkuar Donnarumma-n me një goditje të saktë me kokë.
Në minutën e 53-të ka ardhur goli i dytë i miqve pas një penalltie të shkaktuar nga Kessie për një ndërhyrje të palogjikshme ndaj Ilicic, me këtë të fundit që është treguar i saktë nga pika e bardhë.
Goli i tretë i zikaltërve është realizuar nga Zapata pas një kundërsulmi të shpejtë.
Gjimshiti me shokë janë ngjitur në vendin e katër të renditjes pas tri pikëve të sotme, duke shkuar shtatë pikë larg kuqezinjve.