Shkëmbim spektakolar: Eriksen te rivalët e Interit, ndërsa ylli i rivalëve bëhet Neroaxur

Lajm bombastik nga Italia, gati shkëmbimi më i madh i merkatos së janarit.

Edin Dzeko është tema kryesore në mediat italiane pas sherrit me trajnerin Paulo Fonesca.

Roma dëshiron ta shesë Dzekon dhe Giallorosëve i kanë mbetur edhe tetë ditë për tu liruar nga sulmuesi boshnjak.

Mediat italiane kanë lëshuar një lajm bombastik, duke raportuar se Inter synon të përfitojë nga kjo situatë dhe do të tentojnë transferimin e 34-vjeçarit.

Neroaxurët janë të gatshëm tia ofrojnë Romës kartonin e Eriksen në këmbim të Dzekos, pasiqë danezi nuk bën pjesë në planet e Contes.

Mbetet ta shohim nëse do të realizohet ky shkëmbim mes Interit dhe Romës.

 

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here