Jean-Claire Todibo është një mbrojtës që premton shumë, por që nuk ka arritur të bind Ronald Koeman.
Francezi është i huazuar te Benfica dhe së shpejti do të largohet nga Portugalia, pasiqë nuk ka arritur të lërë gjurmë.
Todibo nuk bën pjesë në planet e Koeman dhe Barcelona do ta huazojë përsëri atë, ndërsa 21-vjeçari duket se do ta vazhdojë sezonin në Serie A.
E përditshmja italiane Il Messaggero, raporton se interesim për Todibon ka shfaqur Lazio.
Lacialët e shohin Todibon si një përforcim ideal për vijën e mbrojtjes dhe marrëveshja pritet të arrihet me lehtësi.