Agnelli hap thesin, Juventus transferon yllin spanjoll për 50 milionë euro

Juventus ka gati përforcimin e parë për merkaton e verës.

Andrea Pirlo nuk e ka nisur në mënyrën më të mirë aventurën e tij tek Juventusi. Biankonerët gjenden në pozitën e katërt me shtatë pikë më pak se Milani.

Juventus ka shfaqur ulje-ngritje këtë sezon dhe drejtuesit janë të vetëdijshëm se Pirlo ka nevojë për përforcime.

Sipas raportimeve të fundit nga Spanja, Zonja e Vjetër synon transferimin e Pau Torres nga Villarreal.

Mbrojtësi spanjoll ka tërhequr vëmendjen e gjigantëve europian me paraqitjet e tij. Torres ka luajtur 21 ndeshje këtë sezon,madje ka realizuar edhe dy gola.

Spanjolli ka kontratë me Villarrealin deri në vitin 2024 dhe klauzola e tij është 50 milionë euro.

Agnelli nuk e ka ndërmend të kursehet dhe do të bëjë ç’mos për të siguruar shërbimet e Torres në merkaton e verës.

Interesim për 24-vjeçarin ka shfaqur Reali, Barcelona, Chelsea dhe mbetet ta shohim se ku do të përfundojë sezonin e ardhshëm.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here