Lajm bombastik nga Italia, Milan rrëmben futbollistin e Juventusit.
Sipas raportimeve të fundit nga Italia, Milan synon transferimin e Merih Demiral nga Juventusi. Biankonerët janë duke konsideruar rinovimin me Giorgio Chiellinin dhe Demiral ka rënë në plan të dytë.
Mbrojtësi turk nuk është i lumtur me statusin e tij te Juventus dhe dëshiron largimin, ndërsa nga kjo situatë kërkon të përfitojë Milani.
Rosonerët kanë shfaqur edhe më parë interesim për Demiral, para se ai të përfundonte te Juventusi. Mediat italiane, shkruajnë se Calhanoglu ka bindur Demiralin ti bashkohet atij te Milani.
Demiral do të jetë objektivi kryesorë i Rosonerëve për merkaton e verës dhe për të siguruar shërbimet e tij do të duhet të paguajnë 20-25 milionë euro.