Siç raporton L’Equipe, Angel Di Maria është pranë arritjes së një marrëveshje të re me skuadrën e tij aktuale Paris Saint Germain dhe rinovimi është vetëm çështje ditësh.
Argjentinasi u përfolë që do të ribashkohej me ish trajnerin e tij sa ishte pjesë e Real Madrid, Jose Mourinhon i cili udhëheqë tashmë skuadrën e Tottenham mirëpo një gjë e tillë duket se nuk qëndron aspak.
Me largimin e Tuchel duket se gjërat kanë ndryshuar pasi tashmë ai po llogaritet si një futbollist i rëndësishëm për Mauricio Pochettinon.