E fundit: Dënohet Antonio Conte, ja sa ndeshje do të mungojë italiani

Lajm i keq për Interin, Gjykata Sportive e Serie A ka vendosur për dënimin e Antonio Contes.

Trajneri i Interit, Antonio Conte është dënuar me dy ndeshje mungesë. Conte akuzoi Marescan për kohën shtesë të akorduar në fund të sfidës me Udinesen.

Në debat u përfshi dhe drejtori teknik Oriali. Për shkak të protestave, të dy u nxorën me karton të kuq nga sfida.

Gjyqtari Gerardo Mastrandrea konsideroi se Konte ka përdour tone të ashpra dhe fjalë të papërshtatshme ndaj arbitrit Fabio Maresca në sfidën e fundit të kampionatit me Udinesen.

Ndërkohë, lajm i mirë për Interin është se dënimi për trajnerin Conte hyn në fuqi pas ndeshjes së sotme me Milanin dhe ai nuk do të ndjekë në fushë takimet me Beneventon dhe Fiorentinën.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here