Inter rinovon me yllin e saj, klauzolë Anti-Juventus!

Inter raportohet se tashmë ka arritur një marrëveshje për të rinovuar kontratën me sulmuesin e saj Lautaro Martinez e cila do të zgjasë deri në vitin 2024.

Argjentinasi erdhi nga skuadra e Racing Club në verën e 2018 për 25 milionë euro dhe tashmë është shndërruar në futbollistin kryesor të skuadrës duke pasur interesim të madh për të edhe nga skuadrat e mëdha europiane.

23 vjeçari këtë sezon në 19 ndeshje ka shënuar 9 herë duke e ndihmuar shumë skuadrën e tij në rrugën për titull.

Me kontratën e re mbetet në fuqi klauzola prej 111 milionë eurosh mirëpo mësohet se është futur një tjetër klauzolë Anti-Juventus edhe pse argjentinasi nuk e ka ndërmend transferimin tek Zonja e Vjetër.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here