Trajneri i Juventusit, Andrea Pirlo, nuk po bën mirë në krye të ekipit italian.
Ai dëshiron që të afrojë futbollistë të rinj dhe ka hedhur shikimin nga Gjermania.
Numri një i stolit do dy talente të ekipit të Bayern Munchen. Kampionët e Gjermanisë duan të afrojnë mesfushorin Corentin Tolisso dhe Joshua Zirkzee.
Mesfushori 26-vjeçar nuk po luan shumë dhe Juvja e sheh si alternativë të mirë. Në krahun tjetër, 19-vjeçari po ashtu nuk ka patur shumë hapësirë, prandaj Pirlo po mendon që ta afrojë në ekip.
Mbetet për t’u parë se çfarë do të ndodh, pasi duket e vështirë që Bayerni të japë dy futbollistë.