Mbrojtësi i Arsenalit, Shkodran Mustafi, nuk sheh të ardhme me “Topçinjtë” dhe dëshiron që të mbyllë kontratet më herët.
Ai po bisedon me drejtuesit e klubit që të mbyllë kontratën më herët.
Shqiptari që doli kampion bote me Gjermaninë ka pas vetes ekipin e Lazios. Drejtori Igli Tare e kërkon prej kohësh një mbrojtës dhe pista e Mustafit duket shumë joshëse.
Lojtari ka shumë eksperiencë dhe nuk kushton shumë. Ai pritet të largohet falas nga Arsenali dhe italianët duhet t’i paguajnë vetëm rrogën. Mustafi e njeh futbollin italian, pasi ka luajtur më herët me Sampdorian.