Përforcim i menjëhershëm për Lazion, e cila nënshkroi sot Mateo Musaçhio nga Milani, si përgjigje ndaj dëmtimit të Luiz Felipe.
Braziliani do ta jetë jashtë për dy muaj, kështu që bardhekaltërit u kthyen menjëherë në merkato dhe i dhanë Inzaghit përforcimin që ai dëshironte:
“SS Lazio njofton se ka fituar përfundimisht të drejtën për shfaqjet sportive të futbollistit Mateo Pablo Musaçhio nga AC Milan” .
Musaçhio largohet nga Milani pas një aventure gati 4 vjeçare, teksa duhet theksuar se shuma që kuqezinjtë përfituan është 1 mln euro pasi i skadonte kontrata në qershor.
Argjentinasi firmos për 6 muaj me mundësi rinovimi edhe për dy vite të tjera.