Algoritmi parashikon fituesin e Serie A për këtë sezon

Pas mbylljes së fazës së parë të kampionatit italian, Opta ka përfituar për të bërë një analizë të pjesës së parë të sezonit aktual, me disa parashikime që do të befasojnë të gjithë.

Pavarësisht se renditja është shumë e ngjeshur, sipas algoritmit të përdorur, kampionati do të jetë një garë treshe, “e egër dhe e paparashikueshme”.

Juventus, Milan dhe Inter do të krijojnë një shkëputje nga rivalët, me zikaltrit që janë favoritë në krahasim me të dy të tjerat.

Stats Perform ka ndërtuar një model statistikash që vlerëson rezultatin e çdo ndeshje – fitore, barazim ose humbje – në bazë të cilësisë sulmuese dhe mbrojtëse të secilës skuadër.

Sipas modelit Opta, Inter-it i janë dhënë 35.8% të mundësive për të fituar titullin, Milan-it ka veëm 21.3% të mundësive. Po Juventus që është në kërkim të titullit të dhjetë radhazi? Sipas portalit, ka 23.1% të mundësive që të fitojë.

Në vendin e katërt do të dalë Atalanta.

Për sa i takon pjesës së poshtme të renditjes, parashikohet rënia nga kategoria e Crotone (78,9%), Parma (56%) dhe Cagliari (49,4%).

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here