Bomba e janarit: Douglas Costa transferohet te rivalët e Juventusit

Douglas Costa pranë rikthimit në Itali.

Mediat italiane, kanë lëshuar sot një lajm bombastik duke raportuar se Milani synon transferimin e Douglas Costas.

Costa është i huazuar te Bayerni, mirëpo Bavarezët kanë njoftuar Juventusin se nuk do blejnë kartonin e brazilianit dhe se janë të gatshëm ta lënë të lirë.

Douglas Costa ka luajtur vetëm gjashtë ndeshje si titullar këtë sezon te Bayerni dhe Rosonerët synojnë të përfitojnë nga kjo situatë.

Pengesa e vetme për arritjen e marrëveshjes është paga e brazilianit prej 6 milionë eurove në sezon.

Bisedimet sipas mediave, kanë filluar dhe gjasat për arritjen e marrëveshjes janë të mëdha.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here