Një suprizë e ditëve të fundit është duke u bërë gati në merkato në mes të skuadrave të Interit dhe Romës ku po bëhet gati shkëmbimi i Edin Dzekos me Alexis Sanchez.
Këto janë ditët vendimtare që do të vendoset gjithçka edhe pse nuk është një operacion i lehtë ekonomik por që të dy klubet do të mundohen ta realizojnë para të hënës, ditë kur do të mbyllet merkatoja.
Të dy palët drejtuese të skuadrave tashmë kanë mbajtur takimin e parë dhe sot tek Inter akoma nuk janë mbledhur të gjithë drejtuesit kryesorë për të marrë vendimin final për sjelljen e boshnjakut në San Siro dhe transferimin e kiliani në Olimpico.