Inter dhe Fiorentina kanë gati shkëmbimin spektakolar!
Inter mbrëmë e shpartalloi Beneventon me rezultat 4-0 dhe Neroaxurët vazhdojnë garën për titull.
Mediat italiane kanë lëshuar sot një lajm bombastik, duke raportuar se Inter dhe Fiorentina mund të shkëmbejnë yjet e tyre.
Bëhet fjalë për Stefano Sensin dhe Gaetano Castrovillin. Sensi ka luajtur shumë pak minuta këtë sezon, pas lëndimeve të shumta.
25-vjeçari e ka humbur rëndësinë e tij në skuadër, pasiqë Conte ka krijuar një treshe në mesfushë me Vidal-Brozovic-Barella.
Nga kjo situatë kërkon të përfitojë Fiorentina, e cila ka shfaqur interesim për transferimin e e Sensit.
Për ta lënë të lirë Sensin, Inter ka kërkuar nga Fiorentina kartonin e Gaetano Castrovillit, i cili pëlqehet shumë nga Conte.
Bisedimet mes klubeve kanë filluar dhe në verë mund të kemi një super shkëmbim.