Moise Kean pranë rikthimit në Itali!
Me emërimin e Mauricio Pochettinos si trajner i PSG, Moise Kean ka rënë në plan të dytë dhe trajneri argjentinas preferon treshen Neymar-Icardi-Mbappe në sulm.
Edhe pse Kean ka shënuar 13 gola këtë sezon, PSG nuk planifikon ta blej kartonin e italianit nga Evertoni dhe nga kjo situatë kërkon të përfitojë Milani.
Calcio Mercato, raporton se Milan synon transferimin e Kean në merkaton e verës dhe Rosonerët janë të gatshëm ta paguajnë klauzolën e tij prej 34 milionë eurove.
Paolo Maldini dhe Ricky Massara e shohin Kean si një super përforcim për të ardhmen, ndërsa italiani është i gatshëm që ta vesh fanellën e Rosonerëve.