Edin Dzeko duket i destinuar për tu larguar nga skuadra e Romës gjatë kësaj vere, raporton kështu Corriere dello Sport.
Ish sulmuesi i Manchester Cityt mund të rikthehet përsëri në Premier League por kësaj rradhe tek Everton e cila udhëhiqet nga Carlo Ancelotti.
Problemet e boshnjakut me trajneri Paulo Fonseca kanë bërë që ai të kërkojë një largim sa më të shpejtë nga kryeqyteti italian.
Juventusi ishte gjithashtu e interesuar për blerjen e tij por një gjë nuk u arrit për shkak se Roma dështoi që të gjente një zëvëndësues për të.