Napoli merr lajmin e dytë të hidhur. Pasi njoftoi pozitivitetin me Covid-19 të futbollistit Ghoulam, axurrët do të duhet të bëjnë edhe pa mbrojtësin e tyre gjigant, top player, Koulibaly.
“Pas tamponëve të kryer këtë mëngjes, Kalidou Koulibaly u testua pozitiv për Covid-19. Lojtari është asimptomatik dhe do të ndjekë periudhën e izolim në shtëpi”.
Futbollisti rrezikon që të humbasë tre ndeshje: Genoa-Napoli, por edhe Kupën e Italisë, gjysmëfinalen e kthimit ndaj Atalanta pasi e para u mbyll 0-0.
Por, ajo që është më e rëndësishmja është ndeshja ndaj Juventusit, pas një jave.