Messi nuk ka kontaktuar me asnjë skuadër tjetër!

Lionel Messi nuk ka zhvilluar kurfarë bisedimesh me Paris Saint Germain, Manchester Cityn përkundër spekulimeve të shumta të mediave javëve të fundit.

Siç raporton Goal, argjentinasi ka vendosur që deri në fund të sezonit mos të merret me këtë gjë dhe gjatë verës do të vendosë nëse do të largohet ose do të qëndrojë akoma në Camp Nou.

Kjo gjë për faktin se edhe kontrata e tij aktuale skadon në fund të qershorit dhe një gjë e tillë pastaj do të jetë më e lehtë për tu shqyrtuar edhe për vetë atë por një rol të madh pritet të luajë edhe zgjedhjet presidenciale që zhvillohen në mars.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here