Mediat italiane kanë lëshuar sot një lajm bombastik.
Sipas raportimeve të fundit, Milan dhe Manchester City mund të shkëmbejnë yjet e tyre në merkaton e verës.
Calcio Mercato, raporton se Milan ka piketuar Gabriel Jesusin si pasuesin ideal të Zlatan Ibrahimovic.
Vlera e brazilianit në treg është 70 milionë euro dhe te Milan janë të gatshëm ta sakrifikojnë Bennacer, për të siguruar shërbimet e Jesus.
Bennacer pëlqehet shumë nga Guardiola dhe Cityzens janë të gatshëm ta pranojnë ofertën e Rosonerëve.
Përveç Bennacer, Milan do të duhet të ofrojë edhe një shumë parash, pasiqë vlera e Bennacer është 50 milionë euro.
Në rast se ky shkëmbim realizohet, atëherë do të ishte shkëmbimi më i madh i merkatos së verës.