Inter të premten triumfoi 0-2 ndaj Fiorentinës në transfertë dhe Neroaxurët vazhdojnë garën me Milanin dhe Juventusin për titull.
Neroaxurët janë në krizë financiare dhe gjatë merkatos së janarit nuk kanë bërë asnjë përforcim.
Mediat spanjolle, raportojnë se Beppe Marotta ka gjetur një përforcim me kosto të ulët në Spanjë.
Bëhet fjalë për mesfushorin e Sevillas, Nemanja Gudelj, i cili pëlqehet nga Antonio Conte.
Gudelj mund të luaj në qendër të mesfushës, para mbrojtjes dhe si qendërmbrojtës, prandaj Neroaxurët e konsiderojnë si një përforcim të nevojshëm.
29-vjeçari ka kontratë me Sevillan deri në vitin 2023, ndërsa Inter do të duhet të paguaj 15 milionë euro për kartonin e tij.