Nicolo Zaniolo pritet që të jetë surpriza më e madhe e kësaj vere pasi talenti italian ka vendosur që të largohet nga skuadra e Romës në qoftë se këta të fundit nuk sigurojnë një pjesëmarrje në Champions League.
Juventusi ishte skuadra më e interesuar për të gjatë verës së kaluar dhe një lajm i tillë ka ngritur në këmbë drejtuesit e Zonjës së Vjetër që tashmë kanë filluar përgatitjet për transferimin e tij gjatë kësaj vere.
21 vjeçari është i lodhur me situatën tek Giaollorossët dhe po kërkon një skuadër tjetër ku mund të shpalosë potencialin e tij të plotë dhe gjatë verës transferimi i tij tek Zonja e Vjetër duket pothuajse një punë e kryer për shkak të vetë dëshirës së njërit prej talenteve më të mëdha të futbollit italian.