Interi del jashtë Kupës së Italisë dhe është Juventusi i Andrea Pirlos ai që avancon dhe shkon në finalen e madhe, ku do të presë fituesin e çiftit Atalanta-Napoli.
Bardhezinjtë kanë menaxhuar ndeshjen e parë në “San Siro”, ku fituan 2-1 ndaj zikaltërve me dy golat e Ronaldos. Në Torino, skuadra e Contes e ka kërkuar golin me ngulm por nuk ka mundur të çajë dot “gardhin” e ndërtuar nga vendasit.
Kampionët e Italisë kanë menaxhuar më së miri dhe përtej disa rreziqeve, nuk janë frikësuar për asnjë moment. Interi u hodh all in në pjesën e dytë dhe madje pati edhe disa shanse, por shumë goditje këndi të fituara.
Rasti