Marseille dhe Napoli mund të jenë shumë pranë një beteje në merkato por kësaj rradhe për një trajner, siç raporton e përditshmja franceze Le10Sport.
Marseille tashmë është pa trajnerin e saj pasi pak kohë më parë shkarkuan në mënyrë dramatike, Andre Villas-Boas ndërkohë që Napoli nuk e ka ndërmend që ti vazhdojë kontratën Gennaro Gattusos.
Të dy skuadrat janë duke konsideruar emrat e Rafael Benitez dhe Walter Mazzari ndërsa gjatë ditëve të fundit në këtë listë ka hyrë edhe emri i trajnerit të njohur, Maurizio Sarri.