Nicolo Barella mund të jetë surpriza e vërtetë e kësaj vere për shkak se interesim të madh për të ka shfaqur skuadra e Juventusit.
Zënka e ashpër dhe ofendimet e bëra në mes të Antonio Contes dhe Andrea Agnellit duket se nuk kanë qenë vetëm shkaku i lojës por edhe për këtë arsye pasiqë raportohet se drejtori sportiv i Juventusit, Fabio Paratici ka kontaktuar me Barellan për transferimin e tij.
Kjo gjë duket se ka nervozuar shumë drejtuesit zikaltër që kulmoi me reagimin e pahijshëm të Contes ndaj presidentit të Zonjës së Vjetër.
Por transferimi i Barellas nuk është një punë e lehtë për tu arritur pasi tashmë ka një vlerë prej 60 milionë eurosh dhe një kontratë deri në vitin 2024.
Çmimi i tij pritet që të rritet akoma dhe nuk përjashtohet mundësia e një kontrate të re nga Interi vetëm për mos ta lënë që të transferohet tek Zonja e Vjetër.