Krizë e thellë, Lukaku dhe Lautaro tek gjiganti europian për 170 milionë euro!

Lautaro Martinez dhe Romelu Lukaku është dyshja që do të sakrifikohet nga drejtuesit e Interit për të shpëtuar skuadrën nga kriza e thellë ekonomike që e ka kapluar atë.

Është pikërisht Manchester City i Pep Guardiolës që ka kthyer sytë kah Milano dhe poL kërkon transferimin e dyshes ‘LuLa’ për të siguruar të ardhmen e sulmit të tyre.

Erling Haaland duket një objektiv i vështirë për tu arritur dhe tashmë tekniku spanjoll ka nisur të gërmojë tek Neroazzurët për një transferim dopio që do ishte i dhimbshëm për Interin por kriza financiare i ka ‘mbështetur në mur’ zikaltërit.

Lukaku vlerësohet me një shumë prej 70 milionë eurosh ndërsa për Lautaron Citizens duhet që të derdhin në arkat e Interit hiç më pak se 100 milionë euro.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here